Pep Guardiola ka refuzuar kontratën 20 milionë euro në viti, pasi ka vendosur të largohet nga Bayern. Kështu bëjnë të ditur gazetat në Spanjë e Angli sot, duke shtuar se destinacioni më i mundshëm është Manchester City, por edhe United e Chelsea mund të hyjnë në lojë.
Kryetari i bordit drejtues të klubit, Karl Heinz Rummenigge, ka bërë të ditur se do të takohet me trajnerin të dielën, pas ndeshjes së fundit për këtë vit, kundër Hanoverit. Edhe Guardiola nuk ka dashur të japë shpjegime, duke lënë gjithçka për në fund të javës.
Megjithatë, Marca dhe Daily Mail shkruajnë se ai tashmë ua ka bërë të ditur vendimin drejtuesve të Bayernit. Këta të fundit janë në bisedime të avancuara ma Carlo Ancelottin dhe shumë shpejt pritet njoftimi për publikun.
Italiani është përfolur për rikthim te Chelsea, megjithatë dukie se nuk i pëlqen shumë si ide.