Një i ri u vra me kallashnikov mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, sipas policisë pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.
Pak minuta pas krimit policia arrestoi në banesën e tij autorin e krimit të rëndë, Mark Kodra. 47-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.
Sipas informacioneve të para, shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin. Mësohet se konfliktet kanë qenë të natyrave të ndryshme me fqinjëve, ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ka pasur mes tyre përplasje gjatë ditës së djeshme.
Para grupit hetimor, pasi u arrestua autori ka pranuar krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më. “Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava,” ka thënë Kodra.
47-vjeçari e qëlloi të riu në mesnatë teksa ky i fundit po largohej nga banesa e motrës së tij.
g.kosovari