Një rast i rrallë ka ndodhur në Greqi, pasi një 48-vjeçar është penduar pas 25 vitesh për një grabitje që kishte bërë në një bankë.
Mediat e greke, bëjnë me dije se pas ngjarja ka ndodhur në Kretë ku u vodh filiali i një banke, e që tashmë 48-vjeçari është penduar për veprimin që ka bërë dhe ka vendosur që të kthejë paratë e vjedhura.
Burri 48-vjeçar aktualisht, që ishte student në atë kohë kishte arritur të tërhiqte shumën prej 450,000 dhrahmi nga arkëtari i bankës, shkruan CNN grek.
Sot, sipas një postimi në faqen lokale Cretalive, kaq vite më vonë, 48-vjeçari mendoi se kishte ardhur koha që të kërkonte falje në mënyrën e tij dhe të kthente shumën prej 1,330 euro në bankë përmes Policisë.
I sikletosur, ai dyshohet se u shpjegoi oficerëve të policisë arsyet që e çuan atë të bënte këtë rrëfim shumë vite më vonë. Për grabitjen specifike të vitit 1996, informacioni thotë se Autoritetet e Sigurimit kishin identifikuar një person tjetër si të përfshirë, i cili përfundimisht doli se nuk ishte ai fajtori.
Mediat, raportojnë se 48-vjeçari përshkroi në detaje se si e kreu grabitjen, duke pretenduar se ishte i vetëm. Ai i dha arkëtarit një shënim në të cilin deklaroi se mbante një pistoletë dhe nën këtë kërcënim, ai arriti të nxirrte paratë. Motivi i grabitjes ishte për shkak të bixhozit
Sipas Cretalive, çështja tani do të sillet para drejtësisë pasi dëshmia dhe ajo që përshkruan 48-vjeçari do t’i dërgohet Autoritetit të Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme.
Sa i përket parave që ai i dorëzoi Departamentit të Policisë, ato do të depozitohen në Fondin e Depozitave dhe Kredive.
/b.h