Në 16 maj të këtij viti, ndodhi një fenomen i cili ishte më i dukshëm nga pjesë të caktuara të botës duke përfshirë Australinë, disa nga shtetet në Amerikë, etj.
Hëna e plotë e majit njihet gjithashtu si “Hëna e Gjakut” sepse krijoi një eklips hënor total dhe u duk e kuqërremtë nga vende të caktuara.
Astrologu i njohur turk Dincer Guner ka dhënë disa paralajmërime rreth ‘Hënës së Gjakut’.
Sipas këtij astrologu, duhet të qëndroni larg sjelljeve të ekzagjeruara dhe nuk duhet të bëni premtime që nuk mund t’i përmbushni.
“Qëndroni larg sjelljeve fanatike dhe të ekzagjeruara, mos bëni premtime që nuk mund t’i përmbushni. Këshilla ime është që gjatë kësaj periudhe të mos debatoni me askënd për fenë, besimin dhe sportet dhe të jeni sa më tolerantë ndaj personit tjetër”, është shprehur astrologu.
Një rekomandim tjetër është të bëni llogari të çështjeve tuaja materiale dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme.
/a.r