• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku: Prokuroria të hetojë dëmtimin e rrugës “Radhimë-Orikum”

by A R
28/05/2021 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet për riparimin e rrëshqitjeve të ndodhura në aksin kombëtar Radhimë – Orikum do të nisin menjëherë dhe pritet të përfundojnë brenda 30 ditëve.

Dëmtimi i segmentit sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në zonën e Jonufrës ka ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë së një biznesi në këtë zonë, i cili gjatë punimeve të parkingut ka dëmtuar shtresat e rrugës.

“Ka patur një parkim, zhvillim biznesi i cili ka bërë heqjen e grimcave të rrugës dhe ka bërë që të ketë rrëshqitje”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e konsideroi një rast flagrant i cili ka shkaktuar dëme për buxhetin e Autoritetit Rrugor, por dhe të bizneseve përreth, ndërsa kërkoi hetim nga prokuroria për përgjegjësit.

“Është një situatë e paprecedentë, pasi bizneset funksionjnë prej kohësh, nuk ka patur ndërhyrje të tilla ndonjëherë, papërgjeshmëria që është treguar nga pronarët e bizneseve këtu, prokuroria duhet të marrë masat dhe të ndiqet nga ana ligjore”.

Së shpejti do të nisë edhe riparimi i rrëshqitjes në zonën e Borshit, e cila po ashtu pritet të dorëzohet e përfunduar pas 1 muaji, por ndryshe nga rasti i Radhimës, problemi në Borsh ishte i rrëshqitjeve natyrore.

“Rasti i Borshit është rrëshqitje natyrore, por brenda 30 ditësh mbyllen të dyja rrëshqitjet”.

Ndërhyrja në këtë aks do të niste në fillim të vitit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili kërkoi zhvendosjen e parave nga kredia e Fondit Saudit që financoi projektin e Lumit të Vlorës për rehabilitimin e kësaj emergjence, por për shkak të përplasjes Ministri Financash – Presidencë fondet nuk arritën të bëhen aktive dhe riparimi u mor përsipër nga ARRSH.

/a.r

Next Post
Koronavirusi shpejton plakjen, raste te shumta me probleme në lëkurë, thonj dhe flokë

Koronavirusi shpejton plakjen, raste te shumta me probleme në lëkurë, thonj dhe flokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

August 30, 2026
Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

August 30, 2026
Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com