Ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka shkruar për abuzimin seksual të 150-vjeçares së Mirditë.
Ajo thekson se u bashkohet aktivistëve për këtë rast dhe se përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut.
“Ne u bashkohemi aktivistëve dhe të tjerëve që flasin për të dënuar përdhunimin e fundit të një vajze të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Prioritetet tani: 1) shërbimi social dhe shëndetësor për shërimin e plotë të vajzës, 2) drejtësia. Fundi i dhunës ndaj grave. JO do të thotë JO #tinukjevetëm”, shkruan ambasadorja.
We join activists & others who speak out to condemn recent rape of a young girl. Rape is a criminal offense & serious human rights violation. Priority now: 1) social & health services for the girl’s full recovery, 2) justice. End violence against women. NO means NO #tinukjevetem pic.twitter.com/InsTLesQuB
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 26, 2021
/b.h