Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve janë rinumëruar deri më tani 90 kuti nga 108 gjithsej për qarkun e Durrësit.
Mësohet se nga rinumërimi i këtyre kutive, LSI ka fituar dy vota, PS ka humbur 14 dhe PD ka humbur 31 vota.
Siç shihet edhe nga numrat, LSI është shumë larg 136 votave që i duhen në mënyrë që Elona Guri e para e LSI në Durrës të marrë një mandat, që supozohet ta humbë Partia Socialiste.
Parashikohet që të mos ketë ndërprerje të numërimit në KAS.
/b.h