• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dyshime për paraqitjen e ‘Gripit të Shpendëve’, merren masa parandaluese në Kosovë

by
26/05/2021 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpendëve’’(Avian Influenza) tek shpendët në fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend.

Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005, për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpendëve ‘’Gripi i shpendëve’’ Avian Influenza: autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të angazhuar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes.

Kështu thuhet në komunikatën për medie nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

“Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ‘’Gripi i Shpendëve’’ janë: Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë”, thuhet në komunikatë.

 

 

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se se janë marrë edhe masa të tjera.

“Të ngritët niveli i biosigurisë në ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpendëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje. Kontrollin e lëvizjes së shpendëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, “masat që do të aplikohen në zonën mbrojtëse: Identifikimin e të gjitha pronave me shpendë brenda zonës. vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike, përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës, ndalohet transporti i shpendëve pa aprovim nga autoriteti kompetent, do të mbikëqyrën të gjitha masat qe janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura”.

Në këtë komunikatë thuhet po ashtu se “si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpendëve’’ Avian Influenza”.

“Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, bashke me inspektorët veterinarë zyrtarë dhe veterinarët e terrenit në bashkëpunim me fermerët e shpendëve do të punojmë për menaxhim sa me të mirë të situatës për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje tek shpezët. Lusim të gjithë qytetaret dhe fermerët qe të mos krijojnë panik. Situata është dhe do të mbahet në kontroll përmes bashkëpunimit dhe respektimit të masave të vendosura”, thuhet tutje.

/b.h

Next Post
Kokainë në gjakun e një 5-vjeçari/ Befasohen mjekët, bëjnë lëvizjen e menjëhershme

Kokainë në gjakun e një 5-vjeçari/ Befasohen mjekët, bëjnë lëvizjen e menjëhershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In