Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy dosjet që e kanë impresionuar pas thirrjes së tij “Gati për Shqipërinë”.
Shefi i qeverisë shprehet se ftesa është e hapur dhe të gjithë që e ndjejnë veten të aftë mund t’i bashkohen.
Ndër të tjera Rama shkruan:
“Gati për Shqipërinë”
Jam shumë i inkurajuar, madje i frymëzuar është fjala e duhur, jo thjesht nga numri i interesimeve të ardhura në adresën
ga***************@kr***********.al
po nga përmbajtja shpresëdhënëse e një pjese jo të vogël të aplikimeve
• “Kam mbaruar studimet bachelor ne degen Informatike Ekonomike me mesatare 9.8, dhe jam perzgjedhur per te studiuar ne universitetin NTNU ne Norvegji gjate studimeve bachelor. Kam zhvilluar studimet master (shkencor) ne Siguri Informacioni ne Fakultetin e Ekonomise me mesatare 10 dhe master (shkencor) ne Information Systems ne Lund University, Suedi. Aktualisht vazhdoj doktoraturen ne Universitetin e Oslos, Norvegji dhe punoj si kerkuese shkencore ne Ostfold University College, Norvegji.
• “Kam jetuar mbi 15 vjet në Amerikë, ku kam kryer edhe studimet e larta. Tre vite më parë jam kthyer në Shqipëri dhe deshiroj vërtetë të jap një kontribut të prekshëm për vendin tim. Kam përfunduar studimet e Bachelor në University of California, Los Angeles për Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Frengjisht.
Në Korrik, përfundoj Masterin Shkencor në Northeastern University për Studimet Globale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ekonomi Ndërkombëtare dhe Konsulencë. Në eksperiencën time profesionale, kam punuar me Delegacionin e Bashkimit Evropian si dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM).
Kam shumë deshirë të përfshihem në projekte që lidhen me politikën e jashtme të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe negociatat me Bashkimin Evropian”.
/a.r