Në përgjigje të deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi ndaj numrit 3 të administratës, Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore“.
Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Padinë ndaj Blinken, Sali Berisha e ka ngritur për shpifje përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisi, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.
g.kosovari