Ramush Haradinaj ka thënë se AAK nuk hyn në qeverisje më askënd pa u anuluar marrëveshjet dhe pa proces zgjedhor. Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhje partitë opozitare të hyjnë si opozitë e bashkuar.
“Nuk shohim Aleancën pjesëmarrëse në qeverisje, nën një në asnjë variant pa anulimin e marrëveshjen dhe nën dy pa ndodhë një proces zgjedhor pa e pa se çka mendon qytetari për secilin”, ka thënë Haradinaj për Tribuna Channel.
Ai ka thënë se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin në pranverë.
“Është e mundshme, është opsionale. Kemi dallime në politika të caktume por mund të ishim në koalicion të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.
Për fjalimin vjetor të Jahjagës ai ka thënë se nuk e mirëpresin një fjalim të tillë.
Ai e quan të pafuqishme presidenten Jahjaga.