Taulant Pasho, djali i bashkëshortëve shqiptarë Shpëtim dhe Teuta, trupat e të cilëve u gjetën disa muaj më parë në katër valixhe të hedhura në një zonë të braktisur, është ekstraduar nga Zv9icra në Itali,
33-vjeçari për autoritetet italiane është autori kryesor i ngjarjes që tronditi vendin, pasi trupat e dy viktimave u gjetën të copëtuar në një fushë afër burgut Sollicciano në Firence.
Kërkesa për ekstraktim u ishte përcjellë autoriteteve zvicerane nga Prokuroria e Firences, pasi Pasho ndodhej në burg për shkak se është dënuar me 3 vite e 4 muaj për trafikim droge.
Tashmë Taulant Pasho do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë. Hetimet kanë zbuluar se Shpëtim dhe Teuta Pasho u dhunuan dhe u vranë që në vitin 2015, por trupat e tyre u gjetën në Nëntor të vitit të kaluar.
Lidhur me këtë ngjarje janë kryer shumë hetime dhe është arrestuar ish-e dashura e Taulantit, por ajo nuk ka pranuar se ka lidhje me vrasjen.
/a.r