Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social në Twitter që SHBA ka shpallur ‘Non Grata’ Sali Berishën dhe anëtarët e tij të familjes.
Ai shkruan se aktet e korruptuar të Berishës kanë cënuar demokracinë në Shqipëri.
“Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, shkruan sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken