• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bino sqaron situatën e krijuar me vonesat e dozave të Sinovac, tregon kur priten vaksinat e radhës

by
19/05/2021 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, ka sqaruar situatën e krijuar me vonesat për injektimin e dozave të dyta me vaksinën kineze, Sinovac.

Në një prononcim për gazetaren e “Report TV”, Doris Sallaku, Bino u shpreh se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.

“Deri më tani në vend janë kryer më tepër se 680 mijë vaksinime, me 4 llojet e vaksinave. Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze. Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe  ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa. Sipas Binos, shtyrja e dozës së dytë rrit edhe më tepër antitrupat.

Shefja e epidemiologjisë shtoi po ashtu se dozat e tjera të Sinovac prite të vijnë brenda fundjavës, duke i bërë thirrje personave që presin të marrin dozën e dytë të kontaktojnë me mjekun e familjes, në mënyrë që të mos presin para qendrave të vaksinimit.

“Procesi i vaksinimit po ecën mjaft mirë janë rreth 20% e popullatës e vaksinuar me dozën e parë. Jemi akoma larg objektivit, por për një kohë të shkurtër kemi arritur gati 20% të popullatës me dozën e parë. Me të dyja dozat, përqindja po i afrohet 10%. Kemi një përdorim mjaft të mirë të vaksinave, për vaksinë kineze, nuk është se nuk ka doza vaksine. Kemi vaksinë që është planifikuar për dozat e dyta, por duke qenë që ritmi i vaksinimit me dozat e para, pra synimi ynë ka qenë të vaksinojmë sa më shumë me doza të para, ka një mangësi me dozat e dyta. Por kjo nuk ka problem, shtyrja nuk është problem për qytetarët dhe shumë shpejt presim të vijën dozat e tjera që janë porositur prej kohësh. Nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës shtyhet. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat. Ne synojmë t’i vaksinojmë qytetarët plotësisht, por strategjia është të vaksinojmë sa më shumë me dozat e para. Qytetarët të lidhen me mjekët e familjes në mënyrë që të mos sorollaten dhe procesi të shkojë siç ka shkuar deri më tani”, tha ajo.

Duke pranuar një përmirësim të situatës me pandeminë në vendin tonë, Bino tha se ulja e rasteve të reja nuk duhet të na vërë në gjumë. Sipas saj, nevojë emergjente është gjurmimi dhe izolimi i rasteve të reja, që të mos bëhen shkak për shpërthime epidemike.

“Ulja e rasteve të reja nuk duhet të na vërë në gjumë, duhet izolimi i çdo rasti sepse mund të bëhet shkak për shpërthime epidemike. Po të marrim parasysh edhe variante te reja, atë indian, kjo mund të bëhet shqetësuese. Gjurmimi dhe izolimi i çdo rasti është nevojë imediate”, theksoi Bino./ b.h

Next Post
U shpall ‘non grata’/ Deklarata e plotë e SHBA jep detajet për Berishën: Ja veprimet korruptive që është i përfshirë!

U shpall 'non grata'/ Deklarata e plotë e SHBA jep detajet për Berishën: Ja veprimet korruptive që është i përfshirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com