Pandemia po lehtësohet në shumë vende të botës, numri i personave të infektuar dhe i atyre që kanë humbur jetën po vazhdon në rënie.
Qeveria daneze ka njoftuar lehtësimin e masave anticovid. Nga data 21 maj, restorantet, dyqanet, muzetë si dhe teatrot do të jenë në gjendje të rihapen, mirëpo danezët do të duhet të vazhdojnë të ruajnë distancimin.
Klubet e natës dhe diskotekat do të jenë përjashtimi i vetëm e do të qëndrojnë të mbyllura.Ndërkohë në Austri nuk do të kërkohet më karantina për shumë vizitorë të huaj, me kusht që ata të kenë një certifikatë shëndetësore që tregon se nuk janë me COVID-19.
Por vizitorët do të duhet të regjistrohen ende në mënyrë elektronike para mbërritjes./ b.h