Lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme në lidhje me të shëruarit nga COVID-19 ku është rritur numri i tyre.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./ b.h