Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar dy familje në Kamëz, të cilëve iu janë rindërtuar banesat pas shembjes nga tërmeti.
Kreu i qeverisë tha se shtëpiat janë ndërtuar në kohë rekord dhe se do të vijojë procesi për rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, duke nënvizuar se nuk do ketë dallime për kë kanë votuar.
Rama: U kry dhe shtëpia. Erdha se nuk e besonte se do të ndërtohej. Gratë më besojnë, burrat nuk më besojnë. Burrat i dinë kollaj gjërat. Ne kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë deri në fund.
Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.
Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?
Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.
Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.
g.kosovari