Një fëmijë 10 vjeç është përplasur ditën e sotme nga një makinë në Tiranë.
10 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”. Ndërkaq nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
“Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.