Ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi, i cili prej disa ditësh po proteston për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ka reaguar sërish sot.
Këtë radhë ai ka reaguar lidhur me drejtuesit e PD në rrethe që kanë dalë në mbrojtje të Bashës.
“Luli në rrezik!
Detyrohen të pronocohen degët, hanalistat, memexhinjtë, spiunat dhe servilat. Në fakt lidhur me argumentat dhe arsyetimin të gjithë duken të budallepsur, por nuk janë, e kanë nga zori.
Të kujtojnë, Dhjetor 90 dhe Janar 91, kur partia i kërkonte rretheve dhe bazës, ngrihuni dhe mbroni figurën e shqyer të shokut Enver.
Dhe s’ka si mos t’ju kujtohen “Gratë e Enverit”. Shihni se ju rifreskon kujtesën”, shkruan Elezi në rrjete sociale.