Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar këtë të diel, punimet në kantierit në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.
Rama thekson se me përfundimin e punimeve në këtë kantier, Bulevardi Qendror i qytetit do të lidhet me detin, përmes një aksi vertikal, ku dhe do të marrë pamjen sipas tij, të një oazi të veçantë gjelbërimi, argëtimi dhe nostalgjie.
“ Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, përmes të cilit Bulevardi Qendror do të lidhet me detin në një aks vertikal dhe ku do të krijohet një oaz i veçantë gjelbërimi, ujrash, argëtimi, nostalgjie ”, shkruan Rama.
g.kosovari