Sipas MeteoAlb edhe ditën e diel do të mbetemi në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në zonat Lindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët.
Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 27°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë me kthjellime deri në mesditë kur do të ketë shpeshtim të vranësirave. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.
Maqedonia e Veriut
Moti në MV vijon me kthjellime në zonat lindore por mbeten të dukshme vranësirat në zonat veriore duke sjellë gjatë mesditës shira të papërfillshëm.
Pasditja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike.
Rajoni dhe Europa
Pjesa me e madhe e Europës do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme , të cilat do të diktojnë mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërsa vranësira dhe reshje do kenë Qendra dhe verilindja e Europës.
g.kosovari