Andia Ulliri, 22-vjeçarja që kandidoi për deputete në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, ka siguruar 5494 vota.
Ajo la pas edhe drejtuesin politik të PD në këtë qark, Edi Palokën, i cili deri më tani ka marrë 3535 vota.
Ulliri ishte renditur e gjashta në listat e PD-së, duke garantuar mandatin e deputetes në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
/a.r