• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lefter Maliqi bind Presidencën për konspiracion: Po përdoret numri i Metës, të nisë hetimi ndërkombëtar

by A R
29/04/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca ka akuzuar se është keqpërdorur numri i telefonit të Presidentit Ilir Meta, duke u dërguar mesazhe qytetarëve sikur të ishte presidenti.

E gjitha kjo, duke marrë shkas nga një pretendim i Lefter Maliqit. Ky i fundit u shpreh sot se ka marrë një SMS fyese nga numri i Metës. Mirëpo Maliqi e ka gjetur me hamendje ‘autorin’. Ai thotë se SMS-në ia ka dërguar një specialist IT, pranë Nasip Naços.

Nisur nga Lefter Maliqiz, Tedi Blushi kërkon hetim të menjëhershëm.

Zëdhënësi Tedi Blushi ka bërë me dije se për këtë rast do kërkohet hetim ndërkombëtar.

Deklaratë e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës:

Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve.

Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Deklarata e plotë

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë.

Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë.

Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja.

Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi.
Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë?

/a.r

Next Post
U nisën të mundin Edi Ramën, tani do “shqyejnë” njëri- tjetrin!

U nisën të mundin Edi Ramën, tani do “shqyejnë” njëri- tjetrin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com