Lëvizja Socialiste për Integrim ishte partia që jmori goditjen më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit. Në shumë qytete që i kishte kthyer në bastion të saj doli me zero mandate, ishte një zhgënjim për ta.
Shkëputja nga koalicionet me PD dhe PS për të qëndruar në mes dhe për tu bashkuar me fituesin ka qenë gabimi strategjik që dëmtoi LSI-në sipas Nasip Naços.
I ftuar në emisionin “Arnautistan”, Naço tha se nuk i ka asnjë borxh LSI pasi që prej fillimit i dha mandat LSI, për ta dyfishuar atë në 2013-ën dhe për të dalë forcë e dytë në 2017-ën duke lënë pas PD.
“Nuk ka qenë qëllimi im në vetvete të merresha me LSI-në. Unë kam qenë i vlerësuar nga LSI dhe Meta që më ftoi të kandidoja në 2009-ën dhe besimin e tij e kam justifikuar sepse nga 4 mandate 1 ishte në Berat dhe në 2013-ën e dyfishuam.
Në 2017-ën morëm sërish 2 mandate. Më vonë ju e dini që nuk u orjentuam drejt, u shkëputëm nga kolaicioni me PS dhe PD, siç duket në atë kohë lidershipi ka menduar të fitojë kush të dojë dhe ne të ishim në mes. Për mua ky gabimi taktik.
Pati një thyerje mes PS dhe LSI. Për mua nuk ka ekzistuar tradhti nga PS. Hyrja në parlament në 2017-ën, nuk u rreshtuam drejt. Rrinin në fund dhe rolin po e merrte Basha.
Patëm probleme në parlament sepse LSI nuk ekzistonte, thjeshtë hynim e dilnim nga parlamenti. Më pas me dëshirën e PD u larguam nga parlamenti dhe ky qe gabim i lidershipit të LSI”, tha Naço.
g.kosovari