Ka përfunduar procesi numërimit për qarkun e Tiranës, ku përfundimisht Partia Socialiste arriti të sigurojë 18 mandate, Partia Demokratike 15, LSI 2 dhe Partia Socialdemokrate 1 mandat deputeti.
Nga numërimi i fletëve të votimit të 1243 QV rezultoi që Partia Socialiste të merrte shumicën e votave, prej 226842 vota ose 48.7%, Partia Demokratike 182335 ose 39.1 %, LSI 27945 ose 6% dhe forca e katër politike u rendit PSD me 13273 ose 2.8%.
Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale kishte vendosur si objektiv në Tiranë marrjen e 20 mandateve, por mbeti në kuotën e vitit 2017.
Ndërsa PD e cila në 2017 kishte 11 mandate, në zgjedhjet e 25 prillit u rrit me 4 mandate. LSI ka pësuar një rënie prej 3 mandatesh.
PS- 18 deputetë
PD- 15 deputetë
LSI 2 deputetë
PSD 1 deputet