Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e fitores, kryeministri Edi Rama i bëri sërish ftesë Lulzim Bashës për bashkëpunim.
Rama u shpreh kritik për ndasitë që politika ka ushqyer në këtë vend ndër vite. Ai tha se edhe ngjyrat e hartës elektorale e tregojnë këtë.
“Sot është fiks ora t’i shtrijmë dorën edhe rivalit tonë për bashkim dhe bashkëpunim. Të gjitha energjitë tona do t’ia kushtojmë bashkimit dhe jo ndasive.
Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri tjetrin. Politika e ka lindur edhe fashizmin, komunizmin, terrorizmin. Edhe SHBA-të, edhe BE, edhe Kosovën shtet sot politika e ka lindur.
Edhe Shqipërinë politika e ka penguar dhe politika mund ta çojë përpara. Prandaj le të përpiqemi ta vëmë politikën më shumë se asnjëherë më parë në dispozicion të Shqipërisë” – tha Edi Rama.
/javanews/a.r