Pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha ambasadorja amerikane Yuri Kim në vendin tonë deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat.
Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Kim thekson se është takuan me kreun e opozitës sikurse ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama apo presidentin ilir Meta, gjatë 48 orëve të fundit. Ajo thekson se SHBA mbështet të drejtën e të gjithë qytetarëve shqiptarë për të votuar lirshëm dhe në paqe.
“Takova Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, në 48 orët e fundit. Ne përsërisim Shtete e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve shqiptarë për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan Kim.
Një ditë më parë ambasadorja amerikane ka takuar presidentin Ilir Meta, ndërsa në orët e mbrëmjes ka pasur replika në distancë mes tyre në lidhje me deklaratat e ashpra të presidentit për mbrojtjen e votës./ b.h