Botuesi i gazetës TemA i është përgjigjur Ilir Metës, që një ditë më parë nëpërmjet zëdhënësit të tij ka reaguar për videon me kapuç.
“Qetësohu Ilir. Ramazanit po ja ke marrë tokën ktheja. Por nuk ka akuzuar njeri Ramazanin por ty qe vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerëzit që u premton t’i çlirosh nga drejtësia po u angazhuan në fushatë. Thellohu pak më shumë. Këtu p.sh jeni 3 vetë. Lere Ramazanin në hall të vet”, shkruan Baze.
“Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte kreun e shtetit gjatë ecjes buzë detit”, thuhet në reagimin justikues të Blushit të Metës./ b.h