• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E ka marrë peng Presidencën”, Gjiknuri: Në 25 prill do ta çlirojmë nga Ilir Meta!

by
22/04/2021 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Teuta Ramaj zhvilluan një takim përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Sarandë.

Pasi falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive në këtë tubim elektoral, Gjiknuri u ndal në zhvillimin dhe progresin e dukshëm që ka njohur Saranda në këto dy mandate qeverisëse të Partisë Socialiste, falë reformave transformuese të cilat e kanë rritur dukshëm potencialin ekonomik të një qyteti bregdetar si Saranda.

“Shëtitorja e Sarandës është investim i cili i ka ndryshuar imazhin qytetit që tanimë mikpret vizitorët vendas dhe të huaj me kushte infrastrukturore shumë bashkëkohore. Në katër vitet e ardhshme do të çohet deri në fund projekti i madh politik-ekonomik që ka nisur për Qarkun Vlorë ndërsa garantoj se do të përfundojë aksi rrugor Kardhiq- Delvinë duke e bërë Sarandën më të aksesueshme. Sarandiotët falë vëmendjes dhe investimeve të realizuara nga Partia Socialiste janë të bindur se siguria, garancia, zhvillimi dhe europianizimi vjen vetëm falë kësaj force politike. Vetëm ky proces i nisur do të garantojë një të ardhme të mirë për Sarandën. Nuk duhet ta kthejmë pas këtë proces. Kjo rrugë do të vihej në rrezik nëse ne do të gabonim. Vendi po ndryshon dhe me kandidaturat e ekipit të shkëlqyer të Partisë Socialiste do të garantojmë ecjen përpara. 25 Prilli na vendos përballë një detyre dhe shansi historik”, theksoi Gjiknuri.

Në fjalën e tij para mbështetësve në shëtitoren e Sarandës, Gjiknuri u ndal edhe tek sjelljet aspak dinjitoze të Presidentit Ilir Meta i cili po e keqpërdor sipas tij funksionin e tij si kreu i shtetit.

“Përballë forcave regresiste dhe provokimeve të tyre përmes incidenteve, të tmerruar nga humbja po tregojnë dobësinë e tyre. Ilir Meta i tmerruar nga humbja ka zbarkuar në Vlorë e nuk nguron të më sulmojë përditë. Kjo ndodh pasi ai e di se nuk e bind dot popullin i cili e di se ndryshimi është i madh dhe veprat janë konkrete. Në pamundësinë për të bindur popullin, Ilir Meta ngre skenarin duke provokuar Qarkun e Vlorës i cili di të vlerësojë punën dhe të ardhmen. Meta po kërkon referendum, le ta kthejmë datën 25 Prill në një referendum për Ilir Metën, përmes votimit masiv për Partinë Socialiste. Votë që do të na bëjë të shpëtojmë duke mos u kthyer mbrapsht, votë që do të çlirojë presidencën nga Ilir Meta që e ka marrë peng dhe po e përdor si kryetar i opozitës por, që nuk e ka burrërinë ta pranojë që është kryetar i opozitës. Së treti do shpëtojmë edhe Lulin nga Berisha, Monika e Meta, në mënyrë që e Luli të dijë të bëjë opozitë. Vota për numrin 12 është referendum për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit”, u shpreh Gjiknuri.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Anila Denaj në fjalën e saj pohoi se ashtu siç çdo premtim i Kryeministrit Rama është bërë realitet, edhe në këtë mandat të tretë qeverisës do të realizohen të gjitha investimet e parashikuara.

“Kemi shkuar në çdo lagje ku flasim si socialist të vërtetë, me sinqeritet, duke e parë njëri-tjetrin në sy dhe duke i thënë të vërtetat tona. Edhe ato të ëvrteta që ka nevojë për tu përmirësuar. Këto 8 vite janë bërë shumë punë dhe jo vetëm në Sarandë por në të gjithë Shqipërinë. Kjo sepse Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të vetmit që mund të bëjnë punë, janë të vetmit që mund ta çojnë Shqipërinë përpara. Sot nisim një periudhë të rëndësishme me shumë detyra e përgjegjësi për të ju përfaqësuar. Do të ndjek çdo shqetësim dhe hall tuajin dhe jam shumë e lumtur që përfaqësoj këtë popull të mrekullueshëm. Nuk duam të flasim me fjalë pasi ne flasim vetëm me vepra. E kam parë këto dy vite nga afër se si punohet në qeveri, e kam parë nga afër se si punohet edhe në pushtetin lokal. Edhe këto dy vite ne kemi punuar më shumë se sa në një vit normal edhe gjatë këtyre dy viteve ku shtymë disa punë për shkak të një prioriteti që ishte jeta e shqiptarëve. Ja dolëm! Një vit më parë ishim të mbyllur ndërsa sot jemi të lirë e të vaksinuar, me përspektivë për ekonominë. Saranda ka shumë punë për të bërë dhe që Kryeministri i ka marrë përsipër. Ju e dini se ai kur premton e mban fjalën”, u shpreh Denaj.

Kandidatja Teuta Rama., si përfaqësuese e patriotëve çam i bëri thirrje banorëve të Sarandës të mbështesin masivisht Partinë Socialiste, si të vetmen alternativë për të çuar përpara gjithçka të nisur, duke garantuar se në këtë mandat të tretë qeverisës të Partisë Socialiste, çamët do të jenë të përfaqësuar denjësisht.

“Unë jam bijë çame dhe u bëj thirrje të gjithë patriotëve të mi, jepini forcë e vlerë, jemi zë e vullnet votës suaj. Votoni Partinë Socialiste me numrin 12. Fitore Saranda dhe gjithë zonat përreth”, theksoi Ramaj.

Niko Kuri theksoi rëndësinë e mbështetjes përmes votës masive për numrin 12, për Partinë Socialiste, si një garanci për vijimin e projekteve madhorë të Sarandës, për të çuar përpara zhvillimin shumë të dëshiruar nga sarandiotët.

“Ju ftoj të mbështesim projektin e PS për katër vjeçarin e ardhshëm. Vetëm në këtë formë investimet do të vazhdojnë më tutje dhe do marrim investime të reja”, theksoi Kuri./ b.h

Next Post
Akt terrorist në Tiranë? Pesë të plagosur brenda xhamisë te Rruga e Kavajës, kapet autori

Plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”, Rudolf Nikolli del para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com