Analisti Ilir Demalia ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe katër të plagosur, Xhensila Sota, Emiljano Prenga, Pavlo Vuksani dhe Eltjon Bodinaku.
Demalia me anë të një shënimi në Facebook e cilëson Gazment Bardhin një idiot pas deklaratës që ky i fundit bëri dhe shpjegoi të ashtuquajturën Strukturë të Mbrojtjes së Votës, e përbërë nga ish-policë të armatosur.
Shënimi i Ilir Demaliajt
Gazmend Bardhi qenka nje idiot dhe nuk di kush i ka dhënë diplomën e juristit?!! Nuk ka vend në bote që nje qytetar ka të drejtë të ndaloj nje njeri që dyshon se po bën një krim. Njofton policinë dhe vetëm policia apo organet e tjera ligjzbaturse kanë të drejtë të bëjnë ndalim.
Po e marrin të mirqenë që viktima ka qenë duke kryer atë krim që pretendon Bardhi, a dënohet me vdekje për këtë krim?!!
Dje polici Dereck Chauvin që mbyti me gju në fyt nje Afro-American George Floyd, një njeri me probleme në recordet e policise me droga dhe para të fallsifikuara, për tejkalim të së drejtës dhe vrasjen “aksidentale” të George Floyd, polici Chauvin u gjënd fajtor në të gjitha akuzat dhe do dënohet jo ë pak se 40 vjet burg.