Z. Rama u shpreh se në mënyrë vullnetare gjatë takimit në Elbasan kishte zbuluar numrit e tij të ID për të sjellë mesazhin se qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar për këtë gjë, pasi siç tha numri i ID në kartat tona të identitetit nuk është si në vende të zhvilluar që të çojnë në të dhëna sensitive për personin.
Sipas tij, informacioni i publikuar në media nuk është i PS pasi databaza e tyre nuk bazohet në karta identiteti.
Në Shqipëri ka ndodhur në 2009 që e gjithë baza e të dhënave e gjendjes civile ka dalë në internet dhe ka qenë e aksesueshme deri para ca ditësh dhe sot pashë që ka dalë një listë patronazhistësh e PD që ka edhe kartat e identitetit. Pra, kemi të bëjmë me një situatë që të dhënat që disponon shteti nuk janë burimi i kësaj gjurulldie. Nuk janë tonat, janë informacione të bëra çorap. Është një pasqyrë mbiu të cilën janë futur duar dhe janë bërë shumë manipulime”, tha kryeministri.