Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë në një takim elektoral në qytetin e Durrësit për ‘patronazhistët e PS’ dhe pretendimet për përdorimin në fushatë të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Rama i ka quajtur ‘patronazhistët’ personat të cilët punojnë për fitoren e Partisë Socialiste dhe është shprehur mirënjohës ndaj tyre.
Kreu i qeverisë theksoi se PS “është një rrjet i tërë i organizuar me emra njerëzish të të gjitha moshave që janë në gjithë Shqipërinë, të organizuar e angazhuar për të komunikuar mesazhin për te percjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin”.
“Kanë zbuluar fjalën patronazhist e sjellin vërdallë duke e deformuar kuptimin e saj për faktin që ata nuk e dinë që PS është një familje, ku të angazhuarit brenda familjes punojnë, punojnë vullnetarisht, mbas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qyett më qytet, fshat më fshat, derë më derë sepese beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve.
Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen kur i thoshim ne në kohën që luanim sport të dikujt që mendon, që kujton e që beson se i takon fitorja dhe se është i fituar.
E pastaj kur hyn në fushën e lojës me ne fillojnë edhe kuptojnë që nuk është kaq e lehtë, e pastaj kur bie bilbili i përfundimit të ndeshjes shohin tabelën e rezultatin dhe shohin që është 74-78.
Pse?
Natyrisht për të gjitha ato që flasim, kemi bërë, besimin që transmetojmë e bindjen e shumicës se PS është e vetmja forcë që mund ta cojë Shqipërinë në majën ku meriton, por edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama se PS nuk janë disa ministra apo disa depuetetë që për shkak të pozicionit apo detyrës janë të ekspozuar në sytë e njerëzve.
PS është një rrjet i tërë i organizuar me emra njerëzish të të gjitha moshave që janë në gjithë Shqipërinë, të organizuar e angazhuar për të komunikuar mesazhin për te percjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin.
Rezulteti i PS për të cilin sot e shikoni si i hapin sytë kur unë jua them në ballafaqimet nëpër këto klubet mediatike është rezultati i angazhimit të secilit prej jush e të mijëra e mijëra të tjerëve si ju nga Veriu nbë Jug e nga Lindja ë Perëndim.
Për këtë ju jam shumë mirënjohës ju e gjithë patrionazhistëve e gjithë aktivistëve të PS, sepse fitorja jonë është një fitore që krijohet nga puna, angazhimi, komunikimi vendosmëria besimi i gjithë këtyre qeliave të organizmit tonë, organizmi ynë është i pathyeshëm gjithmonë e më i fortë, është shtylla që mban Shqipërinë dhe shtylla që duke u lartësuar e ngre Shqipërinë cdo vit më lart”.
g.kosovari