• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është deformuar kuptimi i fjalës ‘patronazhist'”/ Rama: PS, një rrjet i tërë i organizuar me emra njerëzish të të gjitha…

by Java News
17/04/2021 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë në një takim elektoral në qytetin e Durrësit për ‘patronazhistët e PS’ dhe pretendimet për përdorimin në fushatë të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Rama i ka quajtur ‘patronazhistët’ personat të cilët punojnë për fitoren e Partisë Socialiste dhe është shprehur mirënjohës ndaj tyre.

Kreu i qeverisë theksoi se PS “është një rrjet i tërë i organizuar me emra njerëzish të të gjitha moshave që janë në gjithë Shqipërinë, të organizuar e angazhuar për të komunikuar mesazhin për te percjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin”.

“Kanë zbuluar fjalën patronazhist e sjellin vërdallë duke e deformuar kuptimin e saj për faktin që ata nuk e dinë që PS është një familje, ku të angazhuarit brenda familjes punojnë, punojnë vullnetarisht, mbas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qyett më qytet, fshat më fshat, derë më derë sepese beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen kur i thoshim ne në kohën që luanim sport të dikujt që mendon, që kujton e që beson se i takon fitorja dhe se është i fituar.

E pastaj kur hyn në fushën e lojës me ne fillojnë edhe kuptojnë që nuk është kaq e lehtë, e pastaj kur bie bilbili i përfundimit të ndeshjes shohin tabelën e rezultatin dhe shohin që është 74-78.

Pse?

Natyrisht për të gjitha ato që flasim, kemi bërë, besimin që transmetojmë e bindjen e shumicës se PS është e vetmja forcë që mund ta cojë Shqipërinë në majën ku meriton, por edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama se PS nuk janë disa ministra apo disa depuetetë që për shkak të pozicionit apo detyrës janë të ekspozuar në sytë e njerëzve.

PS është një rrjet i tërë i organizuar me emra njerëzish të të gjitha moshave që janë në gjithë Shqipërinë, të organizuar e angazhuar për të komunikuar mesazhin për te percjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin.

Rezulteti i PS për të cilin sot e shikoni si i hapin sytë kur unë jua them në ballafaqimet nëpër këto klubet mediatike është rezultati i angazhimit të secilit prej jush e të mijëra e mijëra të tjerëve si ju nga Veriu nbë Jug e nga Lindja ë Perëndim.

Për këtë ju jam shumë mirënjohës ju e gjithë patrionazhistëve e gjithë aktivistëve të PS, sepse fitorja jonë është një fitore që krijohet nga puna, angazhimi, komunikimi vendosmëria besimi i gjithë këtyre qeliave të organizmit tonë, organizmi ynë është i pathyeshëm gjithmonë e më i fortë, është shtylla që mban Shqipërinë dhe shtylla që duke u lartësuar e ngre Shqipërinë cdo vit më lart”.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

November 26, 2026
Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

November 26, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

November 26, 2026
Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

November 26, 2026
Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In