• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e Ramës ndaj Bashës/ Kryemadhi: S’kam parë burrë që i lutet një burri 12 herë për 24 orë! Është i mbaruar

by Java News
17/04/2021 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme në Vlorë, nga ku nuk la pa komentuar as ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Bashës, për bashkëpunim pas 25 prillit. Ajo e konsideroi ftesën e Ramës si një tregues së ky i fundit “është i mbaruar. Ndërsa për objektivin e LSI në qarkun e Vlorës, Kryemadhi tha se ata do të marrin 3 mandate në Vlorë dhe një në Sarandë.

“Unë nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë, 12 herë. është i mbaruar. Pritshmëritë e mia në Vlorë, 3 Vlora, 1 Saranda, 4”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, PS e ka parë Vlorën si një trofe për të përdorur dhe shfrytëzuar, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë LSI.

“Vlorën gjithmonë e kanë parë si një trofe, e kanë parë si një trofe për ta përdorur dhe shfrytëzuar. E kanë shfrytëzuar për politike, për tu pasuruar, për të manipuluar, grabitur, por kurrë nuk i kanë dhënë Vlorës atë që i takon. Sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për njerëzit e saj, sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat e saj, për familjen e saj, prandaj ju ftoj të votoni numrin 6, djemtë dhe vajzat tuaja të Vlorës sepse ata do të jenë përfaqësuesit tuaj. E tha pak më përpara Luani, dhe i jam shumë mirënjohëse atij që ka ardhur në Vlorë për të ringritur punën, por do të ftoja të gjithë socialistët, ata socialistë të ndershëm që në 8 vite të pushtetit të rilindjes, e përdorën pushtetin e tyre e tjetërsuan pushtetin e tyre, e grabitën pushtetin e tyre, për të pasuar atë që është çdo gjë dhe më e rëndësishme, vlerat e tyre. Prandaj socialistët kanë mundësi të votojnë numrin 6, vetë veten e tyre. Por do të ju bëja thirrje të gjithë ju djemve dhe vajzave që jeni në Vlorë, të gjithë djemve e vajzave që jeni në rrethinat e Vlorës, të votojnë djemtë e vajzat e tyre. Të votojnë Griseidën, pedagoge, pasi është një vajzë e jashtëzakonshme. Të votojnë Dikensin, djalin e tyre, pasi sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për figura të reja, Vlora ka nevojë për djemtë e vajzat e saj. Sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për gjakun e saj për tu ringritur në histori dhe për tu ringritur dhe njëherë vlerat e saj të cilat po humbasin çdo ditë. Prandaj ju ftoj, votoni numrin 6, votoni LSI, sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e familjeve tuaja. E dashur Liri, je një grua zonjë dhe një gjyshe e mrekullueshme. Ti dhe unë kemi një detyrë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe familjet tona. Kemi një detyrë që të mos ndalemi asnjë sekondë, të trokasim derë më derë, të takojmë çdo nënë, gjyshe, grua, të kërkojmë votë për djemtë dhe vajzat tona, se ky është misioni ynë i vetëm për të ringritur vlerat shqiptare tek fëmijët tanë, të rinjtë e të rejat tona, sepse vetëm gjaku i tyre, energjia e tyre sjell ndryshimin në Shqipëri. Entela themeluese e LSI që në kohët e vjetra me mua që kur ishte studente. Detyrë që nuk u ndalua asnjëherë, por që nuk duhet ta ndalojmë, pasi ashtu si LSI i dha shansin e mundësinë Monikës, Klajdës, Floidës, Keidit, Erisës, Silva Cakës, ti japim shansin dhe mundësinë të gjithë vajzave të reja si Grejsi, si Anxhela, si të gjitha këto vajza të mrekullueshme që janë këtu, sepse Shqipëria ka nevojë për djemtë, për vajzat, ka nevojë për mendjen e tyre. Por ka nevojë për energjinë e tyre, ashtu siç ka nevojë për mençurinë, siç ka nevojë për mençurinë e intelektualëve, sic ka nevojë për mençurinë e profesionistëve, siç ka nevojë për shpirtin dhe zemrën e nënave dhe baballarëve tanë që na nxisin të ecim përpara dhe të mos tërhiqemi kurrë”, shtoi Kryemadhi.

Next Post
‘Babai i punon në ndërtim dhe nëna rrobaqepëse’/ Rama tregon historinë e ekselentes që studion në degën e ëndërruar

'Babai i punon në ndërtim dhe nëna rrobaqepëse'/ Rama tregon historinë e ekselentes që studion në degën e ëndërruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In