Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Vlora iu dha një mesazh Damian Gjiknurit dhe Astrit Qendros, se nuk blejnë dot vota në këtë qytet.
Ajo tha se nuk do iu ndahet atyre dhe as balozit të zi, duke etiketuar kështu Ramën. Mes të tjerash Kryemadhi tha se në Sarandë LSI del forcë e parë.
“Do i bëja thirrje socialistëve, që të votojnë kundër atyre që e tjetërsuan pushtetin e tyre, për të pasur çdo gjë dhe atë që është, vlerat e tyre. Ndaj do iu bëja thirrje socialistëve që të votojnë numrin 6. Të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, të votojnë Griseldën, pedagoge shumë e mirë. Sot më shumë se kurrë Vlora ka më shumë nevojë për gjakun e saj, për t’u ringritur në histori. Për të ringritur vlerat e saj. E dashur Liri, je një grua zonjë dhe gjyshe e mrekullueshme, ti dhe unë, kemi një detyrë shumë të rëndësishëm për fëmijët tanë dhe familjet tona. Kemi detyre që mos të ndalemi asnjë sekondë. Të takojmë çdo njeri, të ndalemi në çdo derë, Ky është misioni ynë i vetëm për të ringritur vlerat tek të rinjtë tanë. Vetëm gjaku i tyre, energjia e tyre sjell ndryshim. Jam e bidnur se një nga sfidat më të realizueshme, është Saranda, ku LSI do të jetë forcë e parë. Pasi Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij, por ka dhe një vajzë të re në krah. Po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë, jo tre mandate, por forcë e parë dalim, Pasi Vlora ka vuajtur më shumë nga banda e Astirit. Ju jap fjalën se nuk do t’i ndahem Balozit që është në gramat e fundit. S’do i ndahem as dyshes së balerinave, Damian Gjiknuri dhe Qendros. Se metodën e blerjes së votave kur Qendro ishte drejtor në bashkinë e Tiranës, nuk e bën dot në Vlorë.”, tha Kryemadhi.
g.kosovari