Për humbjen e Partisë Socialiste më 25 prill, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka asnjë dyshim.
Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Berisha tha se PD gjatë këtyre viteve të fundit ka njohur rritje. Fitorja, sipas tij, do të jetë e thellë.
“Unë do të jem në terren, përpiqem të kontribuoj në të gjitha mënyrat e mia në këtë fushatë elektorale, që duket qartë se është një fitore e sigurt e 25 prillit, pasi po të krahasosh, kjo është fushata më asimetrike në historinë 30-vjeçare të shqiptarëve.
Në njërën anë kemi shpërthime të papërpmbajtura të qytetarëve për vizitat e Lulzim Bashës, nga ana tjetër kemi “Alo Milva, alo Milva, si më shkojnë punët”.
Kurrë ndonjëherë nuk kemi patur një fushatë kaq të pabaravartë dhe i tillë do të jetë edhe rezultati i 25 prillit. Sondazhet tregojnë se PD ka patur një rritje nga 2017 deri në sondazhin e fundit.
Kurse PS dhe vetë Edi Rama jo që nuk janë rritur, por kanë bërë pikë poshtë. Po ndizen motorët e fushatës. Kurse Rama po ecën me Karrocën e Dylit.
Këto dy javë do të jenë fatale. Do të jeni dëshmitarë të një fitoreje shumë të thellë nga ajo që parashikojnë pollet serioze.”, deklaron Berisha.
Duke sfiduar ne kete menyre Lulzim Bashen dhe strateget iIzraelite te fushates qe e kane mbajtur mbyllur deri me tani larg terrenit dhe mediave!