Ministrja e Infrastrukturës Belinda Ballokua ka deklaruar se nuk ka qenë i nevojshme operacioni nga kontrollorët turq dhe grekë, pasi u rikthyen shqiptarët.
Në studion e Radar Informativ, Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë.
“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,”, tha ministrja.
E pyetur se përse nuk kishte njjë plan B për këtë situatëm Balluku sqaroi: Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. Nëse ka një sektor që ka plane kontigjence është aviacioni. Ka plane kontigjence, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.
Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhte mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.
“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekond 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe konyrollorët nuk janë këta që u shfaqën,” tha Balluku./ b.h
Si gjithmon legen ngele