• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dobia e të shkuarit sot tek një “Psi”

by
09/04/2021 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elona Hasko

Sot, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, po shihet gjithnjë e më shumë si e dobishme, e për disa e domosdoshme, të shkuarit tek një “Psi”, shkurtimi për një profesionist të shëndetit mendor që mund të mund të jetë një psikiatër, psikanalist, psikoterapist apo psikolog.

Në studimin më të fundit mbi pasojat e COVID-19 në shëndetin mendor, të botuar nga revista shkencore Lancet, 34 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 janë diagnostikuar me një lloj çrregullimi neurologjik ose psikologjik dhe shqetësimi më i zakonshëm ishte ankthi, i hasur në 17 për qind  të rasteve që janë trajtuar për COVID-19, e më pas çrregullime të humorit në 14 për qind të pacientëve të infektuar e të trajtuar për COVID-19. Gjithashtu, edhe studimeve të tjera kanë mbështetur rezultatin, se COVID-19 ka shkaktuar pasoja negative dhe ka rritur në shifra domethënëse përkeqësimin e shëndetit mendor në mbarë globin. Rrjedhimisht është rritur kudo nevoja për të shkuar tek një “Psi”.

Një psikiatër është i orientuar drejt mjekimit me barna, por dhe një pjesë e madhe e tyre kanë një qasje edhe të kurës nëpërmjet psikoterapisë e psikanalizës krahas trajtimit me barna, dhe ndihma e tyre mund të jetë domethënëse në aspektin urgjent dhe afatshkurtër për shëndetin mendor të popullatës.

Gjithashtu, një psikanalist është një profesionist i shëndetit mendor shumë i rëndësishëm në  ndihmën ndaj pacientëve të trajtuar për COVID-19, duke qënë se sipas studimeve përballimi ankthioz i ditëve të përballjes me këtë virus qoftë në kushte shtëpie apo spitalore ka qënë masiv, dhe psikanalisti me kurën që ofron nëpërmjet fjalës, dëgjimit dhe pranisë së tij mund të ofrojë një ndihmë të jashtëzakonshme në drejtim të përmirësimit mendor e shpirtëror. Prania e tyre nëpërmjet informacionit, shkrimeve në media, por qoftë edhe nëpërmjet platformave online ka qënë një ndihmë e madhe për të përballuar veçanërisht edhe angushtinë që na ka krijuar mënyra e re e jetesës e izolimit, distancimit dhe mungesës fizike tek të tjerët.

Gjithashtu, kemi parë që edhe psikoterapistët e psikologët përmes shërbimeve psikoterapeutike e psikologjike, sidomos ata që punojnë pranë qendrave komunitare të shëndetit mendor dhe spitalor, iu kanë ofruar një mbështetje të madhe pacientëve të trajtuar me COVID-19. Kemi parë një angazhim të madh të psikologëve shkollorë për t’iu ofruar ndihmë psikologjike nxënësve, por edhe familjeve, që prej fillimit të pandemisë, si dhe kemi parë dhe një angazhim të psikologëve klinikë pranë strukturave publike apo private të ofrojnë informacione dhe ndihmë konkrete nëpërmjet telefonit apo platformave virtuale dhe punës drejtpërdrejt me pacientin.

Prej gjithë këtyre profesionistëve të shëndetit mendor, një ndihmë e madhe iu është ofruar edhe familjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, pasi ankthi, pasiguria për familjarin e sëmurë e të karantinuar ka ndryshuar dhe konceptin e qasjes së ndihmës sonë ndaj familjarëve të sëmurë duke qënë të pamundur për t’iu gjendur pranë fizikisht dhe për t’i mbështetur emocionalisht.

Të gjithë këta shembuj tregojnë rëndësinë dhe dobinë e madhe që ka sjellë dhe mund të ofrojë të shkuarit tek një “Psi”, ndaj nuk duhet ngurruar të drejtohemi tek ta për ndihmë, kurim apo trajtim, sepse kështu ia mundësojmë vetes të mjekohemi, kurohemi apo trajtohemi nga një profesionist që është aty për të na ndihmuar, dëgjuar e mbështetur të ripërtërihemi e ndjehemi më mirë gjatë dhe pasi të mbarojë kjo periudhë me të cilën po përballemi të gjithë. Dhe, duke kryer kësisoj dhe aktin më të mirë për shëndetin tonë mendor.

Next Post
Ishte prej ditësh në koma për shkak të mbidozës, ndahet nga jeta reperi DMX

Ishte prej ditësh në koma për shkak të mbidozës, ndahet nga jeta reperi DMX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

May 20, 2026
Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

May 20, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

May 20, 2026
Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

May 20, 2026
Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

May 20, 2026
Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

May 20, 2026
Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

May 20, 2026
Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

May 20, 2026
Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

May 20, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In