Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se janë falur 988 gjoba që inspektoratet e ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që pas tërmetitt filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme.
“Falim 988 gjoba që inspektoratet e ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që pas tërmetit dhe rrënojave filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme. Ishte një situatë e jashtëzakonshme.
Falim këto gjoba duke kuptuar kontekstin që janë bërë këto ndërtime dhe pamundësin për leje në atë periudhë. 988 gjobat falen sopt që do të thotë se bie dhe nevoja për përmbarimin. Ne i japim mundësi bashkisë që të përfundojë brenda vitit kopshtin zologjik”, tha Veliaj.