Kryeministri Edi Rama këmbënguli edhe një herë se, me ardhjen e opozitës në pushtet, do të ndalet procesi i vaksinimit.
“Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli? Si, duke fjetur? Është një tmerr… Ëshgtë t’i bies botës 5 herë rrotull e të trokasësh derë më derë e të lypësh duke iu bërë i padurueshëm, që të arrish diçka të marrësh. Atë e ze gjumi nga Durrësi në Tiranë, llogarit të marrë botën”, tha Rama.
Gjatë një takimi elektoral në Mallakastër, Rama e quajti sërish “Gjino” rivalin e tij për kryeministër, Bashën.
“Shikojeni si e nxjerrin nëpër dasma nëpër rrugë. Këta fshihen. Saliu si gogol, fshihet pas qytetarit digjital. Ndërsa Ilir gjithmonë e më shumë thotë “burg, burg, burg”. I thotë të tjerëve, po duket sikur i nxjerr frikën vetes. Në Vlorë nuk bëjnë fushatë, por kallëzime për çdo punë që është bërë”, shtoi ai./ b.h