Në një takim në njësinë 1 në Tiranë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar dy prej kandidatëve për deputetë që janë pjesë e listës së Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe Alfred Muharremi.
Veliaj e vuri theksin tek nevoja për të ecur përpara me procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit.
“Dy mundësi janë në këto zgjedhje: ose shtojmë infektimet, ose shtojmë vaksinimet. Qartazi ka një parti që po shton vaksinimet, ka edhe një grupim tjetër që, me gishtat përpjetë, “kcena mbi tavolina e makina”, po shton infektimet. Unë besoj se diferenca është shumë e qartë kush janë të përgjegjshëm dhe duan më të mirën dhe kush janë të papërgjegjshëm dhe duan më të mirën vetëm për veten e tyre. Unë besoj se jetët janë më të rëndësishme se votat. Ka një pjesë që beson se votat janë më të rëndësishme se jetët, e kam provuar këtë edhe në ’97 ku vdiqën jo pak njerëz, edhe në ’98, edhe në Gërdec, edhe në 21 janar, ku për hir të pushtetit dhe të votave u morën jetë njerëzish,” tha Veliaj.
g.kosovari