Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të vona të një nate më parë në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Ndoc Mazi”, ku u plagos 45-vjeçari Nikolin Palushi.
Sipas të dhënave të policisë, ky shtetas ka marrë dy plagë me armë zjarri në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
“Më datë 10.12.2015, rreth orës 23.00 në lagjen “Ndoc Mazi” qyteti Shkodër, nga persona të pa identifikuar është plagosur me armë zjarri shtetasi N. P. vjeç 45,
banues në Shkodër i cili ka marrë dy plagë në këmbë në pjesën e pulpave dhe ndodhet në spital Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet”.