Komisioneri rregullator, votoi me 5 vota pro dhe asnjë kundër se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit.
Votimi i rregullatorit erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit të PS-së Eridian Salianji se fleta e votimit është kompetencë e Komisionierit të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe jo e Komisionerit Rregullator.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i PS Eridian Salianji sqaroi se:
Akti i paraqitur nga Komisioni është një projektakt që ka të bëjë vetëm me një model flete votimi. Pavarësisht objeksioeve që ne mund të kemi për aktin, unë i qëndroj kërkesës që objeksionet t’i paraqesim në organin i cili është kompetent. Po ju rikujtoj se ju nuk jeni organi kompetent për të diskutuar për përmbajtjen e fletës.
Në bazë të nenit 12 pika 4, kompetancat e Rregullatorit janë qarta ku thuhet që Komisioni Rregullator është organ kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhje. Unë shoh që fleta nuk është as rregull dhe as akt normativ dhe ju nuk jeni organ kompetent. Kompetent për miratimin e fletës së votimit është KQZ-ja thotë ligji.Kompetencat e Komisionerit, neni 19, thuhet se Komisioneri ushtron në emër të KQZ-së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS. Pra fleta nuk i njihet Rregullatorit dhe ju në këtë moment nuk duhet ta kaloni aktin për shqyrtim, duhet ta pushoni gjykimin dhe Komisioneri duhet ta shqyrtojë vetë përmbajtjen e aktit”.
Ky propozim u pranua nga anëtarët e Rregullatorit të cilët ia përcollën për vendimmarrje Komisionerit Celibashi.
Debati i djeshëm
Ilirjan Celibashi Celibashi deklaroi në mbledhjen e djeshme se i takon Komisionit Rregullator të vendosë, por përfaqësuesi i PS, Eridjan Salianji i ka kërkuar anëtarëve të këtij Komisioni të çohen nga tavolina dhe të ulet Celibashi, pasi është kompetencë e tij.
Pjesë nga debati:
lirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.
Eridjan Salianji: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.
Helga Vukaj: Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar.
Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.
Ivi Kaso: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.
Muharrem Çakaj: PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.
Eridjan Salianji, PS: Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.
Helga Vukaj: Celibashi është kosheint dhe i vetëdijshëm se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë./ b.h