Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet, Arben Pëllumbi, deklaroi se shkolla e re që po ndërtohet në zonën e Qytetit të Studentit, do të mbajë emrin e Bashkim Finos, deputeti i PS i cili u nda nga jeta para pak ditësh.
Veliaj u shpreh se ky propozim erdhi nga grupi i deputetëve të PS.
“Me të mbaruar këtë takim, do të vizitojmë shkollën e re që sapo ka filluar tek Qyteti Studenti. Kemi pasur një propozim nga grupi i deputetëve që shkolla e re të mbajë emrin e të nderuarit Bashkim Fino, kryeministri i bashkimit kombëtar në ato momente ku askush nuk fliste për bashkimin dhe u desh një si Bashkim Fino që të na bashkonte në momentin më të përçarë të gjeneratës së prindërve tanë në vitin 1997. Shkolla do të jetë në zonën që njihet si Oxhaku, tek Qyteti Studenti”, u shpreh Velaij.
/a.r