Një grup kriminelësh shqiptarësh në Belgjikë janë dënuar me 69 vite burg dhe janë gjobitur me 120 mijë euro. Nga 47 të akuzuar 45 prej tyre u shpallën fajtor për grabitje, armëmbajtje, trafik droge, tentativë vrasjeje dhe pastrim parash.
Leximi i 230 faqe dokument në gjykatën e Leuvenit kërkoi gjithë pasditen e sotme.
Tre gjyqtarëve iu nevojiten 3 orë për të lexuar të gjitha këto faqe. Grupi ka kryer grabitjen e 261 shtëpive në Belgjikë si dhe ka grabitur një kamion me 4 milionë
paketa cigare. Prokuroria belge shtriu hetimet dhe në Shqipëri ku hetuesit zbuluan se disa shtëpi në vendin tonë ishin dekoruar me mobilie të vjedhura nga magazinat e IKEAs në Anderleht.