Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes një statusi në “Twitter” falënderoi kryeministrin Rama. Reagimi i tij vjen pasi Rama, së bashku me 22 liderë të tjerë shtetesh, mes tyre Johnson, Merkel, Macron dhe Draghi, shpallën një traktat ndërkombëtar për pandeminë.
Nisma e 23 liderëve synon të krijojë një strukturë mbarëbotërore, që do të shërbejë për të bashkërenduar përpjekjet në luftimin e Covid-19 dhe do të parandalojë pandemi të tjera në të ardhmen.
“Pandemia Covid-19 na tregoi pse duhet të veprojmë të bashkuar për një arkitekturë shëndetësore ndërkombëtare më të forte. Pandemia Covid-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Asokohe, fill pas rrënimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën bashkë për ndërtuar një sistem shumëpalësh”, shkruhet në tekstin e traktatit./ b.h