Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit Rama që më herët u shpreh kritik ndaj takimeve elektorale me grumbullime njerëzish, pa u kujdesur për masat kundër koronavirusit. PD i interpreton qëndrimet e Kryeministrit si tentativë për të fajësuar të tjerët për dështimet e veta. Pjesa më e habitshme në deklaratë është se selia blu nuk e njeh më virusin. Ajo thotë se pretendimet për përhapjen e infektimit në mitingjet e saj janë të rreme. Më pas PD shton se takimet po i zhvillon sipas ligjit, ndërkohë që ligji ndalon grumbullimet mbi 10 persona…
“Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij.
Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.
Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё.
Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë”, thuhet në reagimin e PD-së.
Ndërkohë, në Tuiter Rama shkroi:
“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht”.
/javanews/a.r