Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur në fitoren e socialistëve në 25 Prill. Ai tha se PS nuk është e keqja më e vogël, por e vetmja e mirë që politika në Shqipëri ka.
Ai u ndal edhe tek vetja e tij teksa u shpreh se është në politikë për emrin e tij dhe për të lënë një kujtim të mirë.
“Pa diskutim që unë nuk jam i rënë nga qielli. Për shumë kënd mund të kem më shumë të meta seç kam. Sikurse ka dhe nga ata që mendojnë se kam më shumë të mira se sa kam. Por një gjë është e sigurtë. Unë jam këtu jo për veten, por për emrin tim, për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba u lë fëmijëve të vet. Kujtimin e tij.
Dhe natyrisht për të nderuar ata që përpara meje, qofshin të një gjaku si familje apo si shqiptarë, kam bërë të njëjtën gjë sepse kam besuar në të njëjtën gjë. në këtë botë diferencën e bëjnë ata që janë ndryshe nga të tjerët. Unë jam me skuadrën e PS për ta ndryshuar me se s’bën këtë vend dhe për të vërtetuar se ku vend bëhet. Ato që sjell puna janë ato që mbeten.
As unë, askush këtu nuk jemi zgjedhja më e mirë e paeimagjinueshme. Të më falni për mungesën e modestisë, por më të mirë se ne nuk ka. Kaq e thjeshtë është. Duhet t’ju mjaftojnë ato që keni hequr në të shkuarën t’i thoni JO një tabori me dhëndrin në krye.
Jo sepse ne jemi e keqja më e vogël, por ne jemi e vetmja e mirë që Shqipëria ka në politikë. Partia Socialiste do të fitojë në 25 prill shumicën absolute” – tha Edi Rama.
/a.r