Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht pr/ligjin dhe relacionin përkatës për amnistinë, nga ku do përfitojnë një pjesë e madhe e të dënuarve.
Në relacioni bashkangjitur, pr/ligjit për amnistinë, që përbëhet nga 4 faqe dhe 6 nene, sqarohen dhe cilat janë argumentat që mbështesin vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e amnistisë, teksa sqarohet se kush do të jetën e grupet e të dënuarve, që përfitojnë nga ky ligj.
Sipas relacionit bashkangjitur pr/ligjit për amnistinë mësohet se përfituesit kryesorë do të janë personat e dënuar deri në 2-vite burg, apo ato që vuajnë dënimin me kusht, gjobë, apo personat, që gjykata i ka caktuar dënime alternative të burgimit. Po ashtu nga amnistia përfitojnë ato persona të cilëve i kanë mbetur dhe dy vite dënim, me përjashtim të atyre personave që janë dënuar për vepra penale të Nenit 5-së, pra vrasje, pjesëmarrje në banda kriminale…etj.
Përfitues kryesorë do të jenë femra dhe meshkuj. Sipas relacionit, nga pr/ligji përfitojnë personat e dënuara femra, që, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, vrasje…etj. Do të përfitojnë, personat e dënuar meshkuj, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji.
Përfitues do të jenë gjithashtu, personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të cilat konsiderohen të rënda për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Përfitim do të kenë edhe personat të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e më sipërme. Këta të fundit do të kenë një ulje dënimi nga 1 vit deri në 1 vit e 6- muaj burgim më pak.