Kandidatja për deputete në listat e Partisë Demokratike, Grida Duma, e pyetur nëse do të marrë vaksinën kundër Covid-19, është shprehur se është shumë e gatshme për t’u injektuar.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Duma ka thënë se nuk ka dyshim as për vaksinën ruse e as për atë kineze, duke shtuar se është detyrim, e sidomos i politikanëvë, që janë të rrethuar nga shumë njerëz.
PJESË NGA BISEDA:
Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë?
Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vaksinat duhen, është detyrim sidomos i joni që jemi me shumë njerëz, duhet dhe janë detyrim i joni i pari dhe pastaj i kujtdo.
Rudina Magjistari: Edhe rusen edhe kinezen?
Grida Duma: Nuk kam asnjë ndryshim dyshues me jetën. Duhet bërë ajo që duhet bërë, le të themi që marrim shumë ilamarrim shumë ilaçe të pakontrolluara ndonjëherë për t;u shqetësuar kaq shumë për një vaksinë.
g.kosovari